Një person qëllon veten para Shtëpisë së Bardhë

03 mars 2018 | 19:16

Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se një person është raportuar të ketë shtënë drejt vetes jashtë Shtëpisë së Bardhë në Uashington, transmeton “BBC”.

Përmes një postimi në “Twitter” është njoftuar se agjentët janë “duke u përgjigjur ndaj raporteve për një person që supozohet të ketë qëlluar veten me armë zjarri”.

Presidenti amerikan, Donald Trump është në Florida, në pronën e tij Mar-a-Lago.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drama politike e krijuar me ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin…