Ballkani befasohet nga Flamurtari

09 mars 2020 | 15:52

Liderja e IPKO Superligës, Ballkani ka pësuar humbje të papritur në kryeqytet nga Flamurtari (2-1).

Skuadra e Ismet Munishit pas formës së lartë në këtë edicion garash dhe barazimit me Prishtinën dhe fitores ndaj Dritës në ndeshjen e fundit, përballë Flamurtari u konsiderua favorit absolut, por në fund doli duarthatë nga përballja në kryeqytet.

Në minutën e 21-të, Bashkim Shala e shënoi golin e parë në ndeshje. Mirlind Daku e barazon rezultatin në fund të pjesës së parë, por goli nuk pranohet përshkak të pozitës jashtë lojë.

Në fillim të pjesës së dytë kuqezinjtë shënuan edhe një herë në portën e Ballkanit, kësaj radhe golashënues ishte Veton Kabashi. Në minutat në vazhdim mysafirët dominuan, Daku shënon edhe një herë por nga pozita jashtë loje. Megjithatë, Daku nuk u dorëzua dhe shënoi për rezultatin final 2-1.  Pas kësaj xhiro, Ballkani vazhdon të jetë lider me 44 pikë, kurse Flamurtari ngritët në pozitën e tetë me 28 pikë.

/Epoka e re/    

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar të…