Ja ndeshjet që luhen pa tifozë në Ligën e Kampionëve

09 mars 2020 | 16:32

Edhe Liga e Kampionëve nuk mund t’i shpëtonte alarmit të Coronavirus.

Ashtu siç ka ndodhur në javët e fundit të disa prej kampionateve në Evropë, edhe disa ndeshje të turneut më të rëndësishëm për klube në kontinentin e vjetër do të luhen pa tifozë. Zërat që qarkullonin ditën e fundit kanë marrë konfirmimin dhe sfida Paris SG-Borussia Dortmund do të luhet pa tifozë.

I njëjti fat edhe për përballjen Juventus-Lyon, që ka edhe një specifikë tjetër. Si pasojë e gjendjes së vështirë në veri të Italisë, nuk përjashtohet mundësia që kjo ndeshje të spostohet në një fushë asnjanëse. Ndërkohë edhe në Spanjë janë tërhequr nga vendimi që ndeshja Barcelona-Napoli të luhej me tifozë. Sipas medieve iberike, edhe kjo sfidë po shkon drejt dyerve të mbyllura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se integriteti territorial…