Tri raste të reja me koronavirus në Maqedoni

09 mars 2020 | 21:16

Ministria e Shëndetësisë njofton se tetë pacientët që u kontrolluan për coronavirus, tre anëtarë familjarë të çiftit nga Dibra janë të infektuar me coronavirus, ndërsa pesë të tjerët janë me rezultat negativ për coronavirus.

“Pacientët pozitiv, nga e premtja, 6 mars, ishin në izolim shtëpiak, ndërsa sonte do të hospitalizohen dhe shërohen në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Rezultatet negative për coronavirus i kanë dalë personit i cili më 26 e muajit të kaluar ka qenë në Bullgarinë, bashkëshorten e tij, udhëtarit nga Singapori, shtetas i ynë që para tre ditëve është kthyer në vend dhe një person nga Gjevgjelia si dhe një person tjetër nga Dibra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një ceremoni të mbajtur në Pejë me datën 07.03.2020,…