Broja: Kam ëndërruar të debutoj për Chelsean 

09 mars 2020 | 22:13

Sulmuesi i ri shqiptar Armando Broja ka thënë se i është realizuar një ëndërr me debutimin me fanellë të Chelseat.

Broja 18-vjeçar u aktivizua të dielën nga minuta e 86 në vend të Olivier Giroudit në fitore 4-0 të Chelseat në shtëpi ndaj Evertonit. “

Është ndjenjë e jashtëzakonshme. Unë kam qenë këtu që nga fëmijëria dhe kam ëndërruar për këtë moment gjatë gjithë kohës. Ta bëj debutimin në ‘Stamford Bridge’ ishte edhe më bukur”, ka thënë Broja për “Sky Sports”. Broja është pjesë e U21 të Shqipërisë. “Para se të inkuadrohesha isha pak nervoz, por fola me trajnerin dhe ai më tha ta shijoj veten. Kështu që kam shijuar minutat që luajta dhe ishte ndjenjë e jashtëzakonshme”, ka vazhduar Broja. “Premierë Liga është ashtu, është ndoshta liga më e fortë në botë. Por, unë e pashë atë të vinte dhe thjesht bëra një prekje e ai më goditi. Ishte mirë, pasi fitova një gjuajtje të lirë në pozitë të mirë”, ka shtuar Broja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar edhe…