Shkon në 10 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri

10 mars 2020 | 12:52

Ka shkuar në dhjetë numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri, këtë e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë.

“Janë testuar 114 rate të dyshuara, 10 pozitive, dy të cilët ishin në Itali, 6 në kontakt me të sëmurët dhe dy raste të reja që nuk kanë lidhje me ta. Ata kanë histori udhëtimi në Milano. Njëri nga të infektuarit ndodhen në spitalin e Durrësit. Masat që po marrim është karantinimi i detyrueshëm”, ka bërë me dije zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

Ajo ka pohuar se e mira është që të shmangen lëvizjet e panevojshme, grumbullimet, kafenetë e mbipopulluara.

“Ka një panik dhe sjellje neglizhimi. Qytetarët të zbatojnë më rigorozitet rregullat e higjienës”, ka deklaruar Rakacolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari i mirënjohur Shqipri Kelmendi vazhdon të jetë aktiv në…