Bislimi dhe përfaqësuesit e Bankës Botërore diskutuan për sistemin social në Kosovë

10 mars 2020 | 12:22

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka pritur të martën në takim një delegacion të Bankës Botërore, i kryesuar nga ekonomistja e lartë e Bankës Botërore, Stefanie Brodmann, me të cilën ka diskutuar për bashkëpunimin ndërinstitucional, veçanërisht në fushën e reformës së sistemit social në Kosovë.

“Me këtë rast u diskutua edhe për prioritetet e Qeverisë Kurti në lidhje me përmirësimin e sistemit të mbrojtjes sociale, përfshirë përmirësimin e rezultateve të punësimit si dhe për mundësitë e bashkëpunimit me Bankën Botërore në këto fusha. Në këtë takim u diskutua edhe për nevojën e identifikimit të përfituesve të sistemit social si dhe programeve të tjera për mbrojtje sociale dhe shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-trajneri i Shtuttgartit, Tim Walter, e krahason mesfushorin e Bayern…