Afërdita Fazlija: Kundër Sllovenisë e kemi përparësi stadiumin ‘Fadil Vokrri’

10 mars 2020 | 12:53

Përzgjedhja e Përfaqësues së Kosovës në futboll për femra, Afërdita Fazlija duke folur para ndeshjes me Slloveninë, e cila zhvillohet sonte në orën 18:00, ka thënë se kundërshtari i radhës është edhe më i fortë se Rusia.

Fazlija është optimiste për faktin se futbollistet “dardane” e kanë përparësinë e terrenit në stadiumit “Fadil Vokrri”.

“Gjatë këtyre dy ditëve jemi përpjekur të bëjmë rigjenerimin e forcave dhe më shumë kemi punuar në aspektin psikologjik, sepse ndeshja me Rusinë ka qenë me ngarkesa të mëdha dhe vetë forma e pësimit të golave nga vashat tregon se sa të ngarkuara kanë qenë ato në atë sfidë. Jemi përpjekur maksimalisht që t’i evitojmë gabimet e shfaqura në ndeshjen paraprake, në mënyrë që të mos marrim gola të tillë naiv. Sllovenia ka ekip shumë të mirë, ndoshta për një nuancë edhe më të mirë se Rusia, por ne jemi në avantazh se luajmë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Vajzat do të japin maksimumin dhe pres që të dalim me rezultat pozitiv”, ka thënë Fazlija.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka shkuar në dhjetë numri i të prekurve nga koronavirusi…