OAK-u kërkon nga qeveria një fond për mbrojtjen e bizneseve

10 mars 2020 | 13:14

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i ndërmarrë masat e nevojshme duke siguruar një fond të veçantë për mbrojtjen e bizneseve në rast se koronavirusi do të krijojë një gjendje paniku siç është duke ndodhur në shumë vende të botës.

Sipas OAK-ut, ky fond do të duhej për mbrojtjen e bizneseve në rast të vështirësive të paparashikuara që mund t’i kenë për pagesat e pagave për punëtorët, tatimeve dhe kredive.

“Depërtimi me shpejtësi të madhe i këtij virusi ka shkaktuar shumë panik dhe ka bërë që shumë shtete t’i mbyllin kufijtë dhe të shkaktohen miliona humbje të bizneseve që operojnë. Një gjë e tillë në vendin tonë do të ishte edhe më e dukshme bazuar në faktin se varemi 90 për qind nga produktet e importit”, thuhet në komunikatën e OAK-ut. Krahas masave të menjëhershme në aspektin shëndetësor, OAK-u ka bërë thirrje që të merret parasysh edhe faktori ekonomik.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot…