Bayern-Chelsea, zhvillohet pa shikues

10 mars 2020 | 14:32

Ndeshja e kthimit e 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve mes Bayern Muenchenit dhe Chelseat, e paraparë të luhet më 18 mars, do të zhvillohet pa shikues, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Lajmi është bërë i ditur nga mediumet e huaja të martën. Bayerni ka fituar ndeshjen e parë me rezultatin 3:0. Në Gjermani po rritet numri i rasteve të infektuarve me koronavirus.

Për të parandaluar përhapjen është marrë vendimi edhe për të luajtur dy ndeshje të kampionatit gjerman pa shikues. Ndeshja mes Borussia Dortmundit dhe Schalkes të shtunën në Bundesligë do të luhet pa shikues, e po ashtu të mërkurën pa shikues do të luhet edhe ndeshja Borussia Moenchengladbach dhe Koeln.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka miratuar Planin e veprimit për gatishmëri…