Begaj vizitoi disa shkolla në komunën e Malishevës

10 mars 2020 | 14:43

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, dje dhe sot, i kanë vizituar disa shkolla në fshatrat e kësaj komune, me qëllim të njoftimit me kushtet e përgjithshme, problemet dhe nevojat që janë duke u ballafaquar ato.

Në të gjitha vizitat, kryetari Begaj dhe drejtori Thaçi, i kanë përgëzuar të gjithë mësimdhënësit dhe drejtuesit e shkollave për punën që janë duke bërë në edukimin dhe arsimimin e nxënësve, ku nuk kanë munguar as rezultatet në vazhdimësi.

Njëra prej kërkesave nga këto vizita ka qenë pajisja apo digjitalizimi i shkollave, e në veçanti fillimi i pajisjes me tabela digjitale, pasi tashmë kjo është nevojë e kohës.

“Përndryshe, kryetari Begaj dhe drejtori Thaçi, i kanë vizituar shkollat ‘Hilmi Hoti’ në Carrallukë, ku është rregulluar furnizimi me ujë për pije, pas hapjes së pusit të veçantë për këtë shkollë, pastaj shkollat tjera që i kanë vizituar janë fshatrat Tërpezë, Damanek, Turjakë, Mleqan, Llazicë, Vërmicë, Drenoc dhe në Carrallukë. Gjendja e objekteve shkollore në përgjithësi është e mirë, përfshi edhe mirëmbajtja, e po ashtu edhe procesi mësimor zhvillohet normalisht dhe pa probleme të theksuara, ndërsa respektimi i orarit në procesin mësimor është në nivel të lartë”, ka njoftuar Komuna e Malishevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga 13 deri më 16 mars, në Prishtinë ishte paraparë…