Përkujtohen dëshmorët Milaim Loku dhe Emërllah Kuqi

10 mars 2020 | 14:49

Janë përkujtuar dëshmorët Milaim Loku, komandant i togut dhe Emërllah Kuqi, në 21-vjetorin e rënies së tyre heroike.

Në manifestimin e organizuar, në emër të institucioneve komunale të pranishmit i ka përshëndetur drejtori i Administratës së Përgjithshme të Kaçanikut, Festim Neziraj, i cili ka çmuar lartë kontributin e dëshmorëve.

Ai ka thënë se të rënët për atdhe meritojnë nderim të përjetshëm, sepse sipas tij ata ia falën jetën lirisë që sot e gëzojmë.

Pranë lapidarit të dëshmorëve, në vendin e rënies së dy dëshmorëve janë bërë homazhe. Ndërsa nxënësit e shkollës së fshatit Kotlinë kanë paraqitur një program të shkurtër artistik, si dhe janë bërë homazhe në kompleksin memorial te varrezat e dëshmorëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i…