Takohen Vitia dhe Minxhozi, flasin për koronavirusin

10 mars 2020 | 16:58

Ministri i Shëndetësisë (MSh), Arben Vitia, ka pritur të martën në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi.

Në këtë takim, Vitia dhe Minxhozi kanë biseduar për bashkëpunimin midis dy shteteve në fushën e shëndetësisë dhe për koordinimin e aktiviteteve për një përgjigje sa më efektive ndaj situatës epidemiologjike me koronavirus Covid-19.

Në këtë takim, Vitia ka shprehur përkushtimin e tij dhe të Ministrisë së Shëndetësisë që qytetarëve të zonave veriore të Shqipërisë t’u mundësohet ofrimi i shërbimeve shëndetësore në institucionet shëndetësore të Kosovës, në komunat Gjakovë e Prizren.

“Kjo është pjesë e një bashkëpunimi midis dy shteteve në shëndetësi, por edhe obligim vëllazëror për të ndihmuar njëri-tjetrin”, ka thënë ministri Vitia.

Ndërsa ambasadori Minxhozi ka falënderuar Ministrin Vitia dhe MSh-në për gatishmërinë për të kontribuar në fuqizimin e bashkëpunimit në interes të qytetarëve të dy shteteve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka mbajtur kolegjiumin e radhës…