Haxhiu: Kosova nuk do t’i prishë kurrë marrëdhëniet me ShBA-në

10 mars 2020 | 19:14

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se Kosova nuk do t’i prishë kurrë punët me ShBA-në, duke theksuar se ishte qeveria e PAN-it ajo që e kishte vendosur tarifën 100 për qind për mallrat nga Serbia.

Haxhiu thotë se Qeveria Kurti është e vetmja qeveri që ka sjellur një plan për të hequr tarifën, sipas kërkesave të ShBA-së.

“Ndërsa qeveria e zhvillimit dhe e drejtësisë, drejtuar nga kryeministri Albin Kurti është e vetmja që ka prezantuar një plan për ta hequr tarifën, sipas kërkesave të ShBA-së. E vetmja kërkesë e qeverisë Kurti është që edhe Serbia t’i ndalë fushatat agresive dhe masat kundër Kosovës”, shkruan ndër të tjera Haxhiu.

Sipas Haxhiut, Thaçi dhe PAN-i po vazhdojnë politikën e njëjtë, duke pranuar se Kosova vlen më pak se Serbia.

“Në vend që të bashkoheshin në mbështetje të kësaj kërkese dhe në mbështetje të Kosovës, Thaçi dhe PAN po e vazhdojnë politikën e njëjtë, duke pranuar se Kosova vlen m ë pak se Serbia, pra duke e forcuar Serbinë”, thuhet në reagimin e saj.

Postimi i Haxhiut në “Facebook”:

Kosova nuk do t’i prishë kurrë marrëdhëniet me ShBA, dhe kryeministri ynë do të jetë faktor bashkëpunimi me aleatin tonë strategjik. Por Thaçi dhe PAN vërtet e kanë sjellë Kosovën në situatë të palakmueshme diplomatike.

Këtë tarifën, që gabimisht menduan se ishte taksë, e ka vendosur pikërisht qeveria e PAN-it.

Dialogun e pabarabartë në Bruksel, ku e normalizuan Serbinë dhe ia përmirësuan imazhin, e ka filluar pikërisht Hashim Thaçi. Tash Thaçi ia ka hapur derën Vuçiqit edhe në Shtëpinë e Bardhë.

Edhe shkëmbimin e territoreve, edhe “zajednicën”, i ka sjellë në tryezë Thaçi, siç u mor vesh edhe nga marrëveshja sekrete që lidhi në 2013.

Ndërsa qeveria e zhvillimit dhe e drejtësisë, drejtuar nga kryeministri Albin Kurti është e vetmja që ka prezantuar një plan për ta hequr tarifën, sipas kërkesave të ShBA-së. E vetmja kërkesë e qeverisë Kurti është që edhe Serbia t’i ndalë fushatat agresive dhe masat kundër Kosovës.

Në vend që të bashkoheshin në mbështetje të kësaj kërkese dhe në mbështetje të Kosovës, Thaçi dhe PAN po e vazhdojnë politikën e njëjtë, duke pranuar se Kosova vlen m ë pak se Serbia, pra duke e forcuar Serbinë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ditën kur nga administrata e ShBA kanë ardhur paralajmërime…