IKShPK-ja: Në Kosovë nuk ka coronavirus

10 mars 2020 | 20:00

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK), përmes një komunikate për medie ka njoftuar se dy rastet e dyshuara me coronavirus në Kosovë, kanë rezultuar negative.

Sipas IKShPK-së, kontrollimi i pacientëve të dyshuar për coronavirus është bërë në Klinikën Infektive në QKUK.

Testet kanë dalë negative, që do të thotë asnjëri nga të dyshuarit nuk është i infektuar me coronavirus.

Komunikata e plotë:

NË KOSOVË NUK KA RASTE TË KONFIRMUARA ME KORONAVIRUS!

Komunikatë për media (e dyta nga laboratori)

10/03/2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme, më 10 mars 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për dy raste të dyshimta në Koronavirus COVID-19.

Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2.

Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virusin SARS CoV-2 metodën rRT-PCR të dy pacientëve.

Testet kanë rezultuar negative për SARS-CoV-2, domethënë të dy pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2./Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe nënkryetari i LDK-së, njëherësh…