Këshilltari i Thaçit: Kurti kundërshtoi presidentët amerikanë

10 mars 2020 | 20:49

Artan Behrami, këshilltar i presidentit të Kosovës, në rrjetin e tij në Facebook ka shkruar se po të ishte sot President i SHBA-së edhe Bill Clinton, qëndrimi i Qeverisë Kurti do të ishte ekzaktë i njëjtë me qëndrimin e sotshëm.

“Pajtohem me shumë njerëz që Kurti nuk e ka asnjë problemin me ambasadorin Grenell dhe as me Presidentin Trump. Ai thjesht nuk e duron Amerikën! Lista e amerikanëve që Kurti i ka kundërshtuar është e gjatë sa këtu e në Shkup!”, ka shkruar ai, duke postuar fotografi të amerikanëve që Kurti i ka kundërshtuar në dy dekadat e fundit.

Postimi i plotë i Behramit:

“VV-ja, dy dekada traditë antiamerikane

Po të ishte sot President i SHBA-së edhe Bill Clinton, qëndrimi i Qeverisë Kurti do të ishte ekzaktë i njëjtë me qëndrimin e sotshëm. Pajtohem me shumë njerëz që Kurti nuk e ka asnjë problemin me ambasadorin Grenell dhe as me Presidentin Trump. Ai thjesht nuk e duron Amerikën! Lista e amerikanëve që Kurti i ka kundërshtuar është e gjatë sa këtu e në Shkup!

Në viti 1999, kur u mbajt konferenca e Parisit dhe Rambujesë, Kurti i doli kundër Presidentit të SHBA-së, Bill Clinton, sekretares Madeleine Albright, ambasadorëve Richard Holbrooke dhe Christopher Hill!

Gjatë viteve 2006, 2007 dhe 2008, Kurti përmes protestave të dhunshme i shpalli tradhtarë të gjithë anëtarët e delegacionit, pjesëmarrës në negociatat për statusin e Kosovës. Ai doli hapur kundër presidentit George Bush, sekretares Condoleezza Rice dhe ambasadorit Frank Wiesner, i cili ishte i dërguari i Amerikës në negociata. “Po e negociojnë autonominë nën Serbi”, kishte thënë Kurti më 2007. Por, më 17 shkurt ndodhi e kundërta. Kosova u shpall e pavarur.

Në vitin 2013, ai ishte kundër marrëveshjes së arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke dalë kështu edhe kundër presidentit Barack Obama dhe sekretares Hillary Clinton”, ka shkruar Behrami.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar, nëpërmjet një statusi…