Leipzigu dhe Atalanta kualifikohen në çerekfinale

10 mars 2020 | 23:14

Leipzigu dhe Atalanta janë dy skuadrat e para çerekfinaliste të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve.

Skuadra gjermane RB Leipzig ka shkatërruar Tottenham Hotspurin duke e mposhtur 3:0 dhe ka kaluar në çerekfinale me rezultatin e përgjithshëm 4:0. Leipzigu e kishte fituar ndeshjen e parë të një të tetës së finales me rezultatin 1:0, ndërsa në ndeshjen e dytë nuk i ka dhënë fare rast skuadrës së Jose Mourinhos. Marcel Sabitzer shënoj dy gola në pjesën e parë ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Emil Forsberg me golin e shënuar në minutën e 87-të.

Plot gola kishte në ndeshjen Valencia – Atalanta. Atalanta fitoj 4:3 dhe me rezultat të përgjithshëm 8:4 avancoi në çerekfinale. Në shtëpi, Atalanta kishte fituar 4:1.

Katër golat për Atalantan i shënoj sulmuesi i Sllovenisë, Josip Iliçiq. Ai dy gola në pjesën e parë i shënoj nga pika e bardhë, ndërsa realizoj dy herë edhe në pjesën e dytë. Kevin Gameiro shënoj dy gola për Valencian, ndërsa të tretin Ferran Torres.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Sociedadi ka shënuar fitore të rëndësishme në garën për…