Masat kundër koronavirusit në Shqipëri, mbyllen 522 lokale e 21 diskoteka

11 mars 2020 | 11:32

Në të gjithë Shqipërinë janë mbyllur gjatë mbrëmjes së djeshme 522 lokale dhe bare, 29 palestra, 65 bilardo, 21 disko e pube dhe 18 lokale me muzike “live”.

Kjo ka ardhur pas urdhrit të dhënë nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e qeverisë për masat kundër përhapjes së koronavirusit.

Në zbatim të këtij urdhri, prej mbrëmjes së djeshme, mbi 215 patrulla të përgjithshme të Policisë së Shtetit janë angazhuar për zbatimin e këtyre masave.

Në zbatim të masave për moslejimin e grumbullimeve masive në ambiente të hapura apo të mbyllura, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit u ka dërguar një telegram të gjitha drejtorive vendore të policisë në qarqe, për mbylljen e menjëhershme të lokaleve të natës, pubeve, diskove, palestrave e lokaleve ku ka grumbullimeve masive, raporton “TCh”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ferrari ka mbërritur në Australi, ku ditën e diel do…