Chris Rock ndahet nga e dashura pas katër vjetësh lidhje

11 mars 2020 | 11:37

Chris Rock është ndarë nga e dashura e tij, aktorja Megalyn Echikunwoke, pas katër vjetësh lidhje dashurie.

Disa burime e kanë konfirmuar për “Page Six” se 55-vjeçari Rock dhe 36-vjeçarja Echikunwoke janë ndarë pa shumë zhurmë disa muaj më parë, para se ai të ishte në qendër të vëmendjes në Oscars me shakatë lidhur me divorcin e miliarderit dhe pronarit të Amazon Jeff Bezos.

Një burim ka thënë se Rock nuk ishte gati që kjo lidhje të përfundonte me martesë pas divorcit të dhimbshëm me gruan Malaak Compton-Rock, pas 18 vjetësh martesë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chris Rock është ndarë nga e dashura e tij, aktorja…