Madonna anulon shfaqjet e fundit të “Madame X” në Francë për shkak të koronavirusit

11 mars 2020 | 11:38

Ylli botëror, Madonna, i ka dhënë fund turneut të saj “Madame X Tour” për shkak të koronavirusit.

Këngëtarja njoftoi të hënën se dy koncertet e saj të mbetura, të planifikuara për 10 dhe 11 mars në Paris, Francë janë anuluar.

Kjo vjen pasi autoritetet franceze ndaluan mbledhjet e më shumë se 1 000 personave si pjesë e përgjigjes së tyre ndaj përhapjes së koronavirusit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chris Rock është ndarë nga e dashura e tij, aktorja…