Mali Zi mbyll kufirin me Shqipërinë

11 mars 2020 | 11:44

Kufiri në Muriqan dhe ai i Hanit të Hotit, mbyllen per qytetarët shqiptar që dëshirojnë të hyjnë në Mal të Zi.

Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm është lëshuar urdhri malazez që në doganat e Muriqanit dhe Hanit të Hotiti të mos lejohet futja e pasagjerëve që vijnë nga Shqipëria e që duan të futen në territorin e Malit të Zi. Sidomos nëse kanë lidhje me shtetin italian. Nuk ka vendim zyrtar e publik, por faktikisht derisa të gjithë po i kthen pala malazeze, duke gjetur pretekste, tregon se ka urdhër për bllokimin e kalimit.

Kur e mendon pretekstin e gjen gjithsesi!

Në këto kushte po kthehen pas për në Tiranë të gjithë autobusët, mikrobuzat dhe makinat me pasagjerë.  Kjo vjen edhe në kuadër të masave të marra nga shtetet e tjera, ku sipas informacioneve Kroacia ka vendosur karantinimin për 14 ditë të personave që kalojnë kufirin. Në kufirin kroat është shumë më e vështirë kalimi për në territorin e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo shijoi një festë 24-orëshe me nënshoqërinë e Joey Essex…