Zeka: Tërheqja e trupave amerikane rrezik për vendin, të hiqet taksa pa asnjë kusht

11 mars 2020 | 11:58

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, i ka quajtur serioze thirrjet nga senati amerikan për heqjen e trupave amerikanë nga Kosova.

Zeka ka thënë se është momenti i fundit që Qeveria e Kosovës të heq tarifën pa asnjë kusht.

“Në një situatë të tillë kur marrim paralajmërime të hapura, e që besoj se në një situatë të tillë s’kemi qenë asnjëherë në këto 21 vite. Po ashtu, sa i përket ndërtimit të Termocetranlit ‘Kosova e re’ besoj se të gjitha këto zhvillime politike e kanë lënë nën hije debitimin për termocentralin ‘Kosova e re’, realisht as qeveria e as kompania e përzgjedhur nuk janë parë të takohen ose të diskutojnë më tej. Si përfaqësues i Odës Amerikane , dua ta theksoj se ka një marrëveshje në mes të Qeverisë së Kosovës edhe të kompanisë. Megjithatë, qeveria e re duhet të tregojë konsistencë në këtë aspekt”, ka thënë Zeka, duke shtuar se temë e shqetësimit janë edhe paralajmërimet e djeshme për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova.

“Një pjesë  e madhe e gazetarëve kanë qenë të interesuar të dinë nëse është serioze situata, megjithatë është serioze, pasi paralajmërimet vijnë nga ligjvënësit amerikanë që përfaqësojnë dhomën më të rëndësishme të nxjerrës së ligjeve, që është senati amerikan, dhe u tha se një paralajmërim i tillë mund të bëhet dhe nga senatorët e tjerë, gjë që edhe ka ndodhur në mëngjes. Është momenti i fundit që qeveria jonë të veprojë dhe të gjitha institucionet. Kuvendi në seancën  e jashtëzakonshëm duhet të dalë me një vendim konsensual për të tërhequr tarifën pa kushte, ashtu siç kërkohet nga qeveria amerikane”, ka deklaruar Zeka në konferncën e përbashkëtë me Odën Ekonomike të Kosovës.

/Epoka e re/ A. MAVRAJ

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në…