Arrin në 12 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri

11 mars 2020 | 12:03

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se ka shkuar në 12 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, ku njëri është i lidhur me pacientin zero, ndërsa tjetri është një rast i ri në Lushnje.

Lajmi është bërë me dije nga zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, gjatë raportit të fundit për media, ku ka thënë se janë testuar gjithsej 157 persona të dyshuar me COVID-19.

“Në 24 orët e fundit janë kryer edhe 43 testime të reja, nga të cilat kanë rezultuar dy raste pozitive me COVID-19. Njëri prej tyre është i lidhur me RASTIN 1 të identifikuar me koronavirusin e ri ndërsa rasti tjetër është një i moshuar në Lushnje (78-vjeçar) me histori udhëtimi me Italinë. Të dy rastet e reja në vetizolim dhe në gjendje të mirë shëndetësore”.

Në total deri në këto momente, janë testuar 157 të dyshuar për COVID-19 dhe janë 12 persona të identifikuar pozitiv: Prej tyre, 9 kanë lidhje kontakti me rastin e parë të identifikuar dhe 3 janë raste të reja: 1 në Tiranë, një në Lushnje dhe një në Durrës”, ka thënë ajo, raporton “Lapsi.al”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Faqja e njohur mbi turizmin “The Travel” ka sjellë në…