Rukiqi: Situata e fundit politike është bërë pengesë për tërheqjen e investimeve të huaja

11 mars 2020 | 12:37

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, dhe drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosove, Arian Zeka, kanë mbajtur konferencë për medie, në të cilën dhanë rekomandime për Dialogun Publik-Privat dhe nevojën për një cikël të zhvillimit të bazuar në rritjen e sektorit privat.

Me këtë rast kreu i OEK-ut, Berat Rukiqi, ka thënë se situata e fundit politike është bërë pengesë e investime të huaja në vend.

Sipas tij,  Kosova vazhdon të shtojë pikë negative në raportin e të bërit biznes. “Janë larguar investitorët nga vendi. Duke u parë zhvillimet e fundit politike, janë bëre pengesë e madhe për vendin. Janë bërë barrierë e patejkalueshme në vend. Qoftë në vende të reja te punës, investime të huaja. Dëmi është bërë, Kosova vazhdon të shtoj pikë negative ne investime. Nuk ka asnjë lajm nga investitorët. Ne kemi krijuar një mjedis politik të paqartë dhe mos të presin që do të kemi investime”, ka thënë Rukiqi, duke shtuar se ekonomia është duke pësuar dëme nga zhvillimet politike. “Nuk dua të hy në debate mes partive politike e institucionale, por dua të theksoi se dëmi është bërë. Insistojmë në projeksione buxhetore. Të qartësohet skema sociale dhe të ketë investime kapitale për të krijuar kushte për zhvillim të vendit”, u shpreh ai.

Mes tjerash, Rukiqi ka folur edhe për vendimin e Qeverisë për pagën minimale në sektorin privat e që sipas tij, kjo çështje nuk i zgjedh problemet e skemave sociale.“Kemi ligjin e pagave që na ka krijuar një situatë të pakëndshëm që k krijuar një hendek mes sektorit publik dhe privat. Ky ligj do të na krijoj telashe më të mëdha. Paga minimale nuk mund të tejkalojë problemet sociale”, u shpreh ai.

 

/Epoka e re/ A.M

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia e Evropës, Liverpool sonte do të luajë duelin e…