Raportet Kosovë-ShBA, Kuvendi në orën 15:00 mbanë seancë të jashtëzakonshme

11 mars 2020 | 13:03

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme sot në ora 15:00 pas kërkesës së liderit të opozitës, Kadri Veseli.

Në këtë seancë do të diskutohet për aktualitetin e krijuar për taksës dhe raportet me ShBA-në.

Mbajtja e seancës është konfirmuar nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit.

Ndërsa nënkryetari i Kuvendit nga PDK-ja, Memli Krasniqi, ka thënë se kjo seancë është thirrur “për të parandaluar katastrofën që mund të ndodhë më tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova”.

“Kemi thirr këtë seancë për të diskutuar rrezikimin e marrëdhënieve që kjo qeveri është duke shkaktuar me partneritetin më strategjik të Kosovës, ShBA-në. Shqetësimet janë të mëdha jo vetëm për skenën politike, por edhe për qytetarët, sidomos kur tani kemi deklarime të mundësisë jo vetëm të suspendimit të mjeteve të mëdha tashmë dihet që 200 milionë euro janë suspenduar ndihmë ekonomike, por më e rëndë dhe e rrezikshme është tërheqja e trupave amerikane nga Kosova”.

“Kuvendi e ka për obligim dhe do të duhet të mblidhet për ta adresuar këtë çështje sepse ne si opozitë s’mund të qëndrojmë duarkryq ndaj këtyre zhvillimeve dhe parandalimit të një katastrofe, sepse e konsideroj të tillë nëse ndodh tërheqja e trupave amerikane nga Kosova”, ka thënë ai.

Dje kur Veseli ka kërkuar mbajtjen e kësaj seance, duke kritikuar kryeministrin Kurti për qëndrimet ndaj kërkesave të ShBA-së për heqjen e pakusht të taksës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e pranon se nuk do…