Thaçi: Mbretëria e Bashkuar, aleate e fuqishme e Kosovës

11 mars 2020 | 13:08

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim ministren e Mbretërisë së Bashkuar për Fqinjësi Evropiane dhe Amerikë, Wendy Morton, të cilën e ka falënderuar për kontributin e madh që po vazhdojnë të japin për Kosovën dhe për angazhimin e përbashkët për paqe të qëndrueshme dhe pajtim në Kosovë e rajon.

“Në këtë takim ritheksova se me apo pa BREX-it, Mbretëria e Bashkuar do të mbetet aleat i fuqishëm i Kosovës dhe mirëpresim angazhim edhe me të madh të saj në sfidat e ardhshme të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.595031453900551/3545750898828577/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme sot…