Holanda konfirmon përkrahjen për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

11 mars 2020 | 13:30

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka pritur sot në takim njoftues ambasadoren e Mbretërisë së Holandës, Gerrie Willems.

Fillimisht, ministri Veliu e njoftoi ambasadoren Willems për prioritetet e tij si ministër i MPBAP-së, duke theksuar luftimin e të gjitha llojeve të krimit, me theks të veçantë luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar, terrorizmit dhe veprimtarive të tjera kriminale, të cilat cenojnë sigurinë në Republikën e Kosovës.

Gjithashtu, ministri Veliu ka bërë me dije se në vazhdën e ngritjes së kapaciteteve të institucioneve të sigurisë, do ta thellojë më tej bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë.

Ministri Veliu e falënderoi shtetin e Holandës për mbështetjen që i ka dhënë ministrisë përmes projekteve për ngritje të kapaciteteve.

Ambasadorja Willems, uroi ministrin Veliu për postin e tij të ri dhe u shpreh e gatshme që të përkrahë Kosovën në forcim të institucioneve dhe në anëtarësimin e Kosovës në organizata të rëndësishme ndërkombëtare, në linjë me kriteret relevante ndërkombëtare.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Lakersave është mposhtur me rezultat të ngushtë 104-102…