Putin nuk përjashton mundësinë e rikandidimit në zgjedhjet e ardhshme presidenciale

11 mars 2020 | 14:50

Presidenti rus Vladimir Putin nuk e ka përjashtuar rikandidimin për president përtej vitit 2024, kur mbaron mandati i tij.

Por ai i tha parlamentit të martën se Gjykata Kushtetuese së pari do të duhet të aprovojë një hap të tillë. Një deputet ka propozuar “rivendosjen në zero” për numrin e kushteve presidenciale.

Putin, 67 vjeç, mund të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2036, duke fituar dy mandate të tjera gjashtë vjeçare, shkruan “BBC”.

Ish-oficeri sovjetik i KGB-së ka qenë në pushtet për 20 vjet.

Dhoma e ulët e parlamentit, Duma, përfshiu “rivendosjen në zero” të propozuar kur miratoi një projekt ligj për ndryshimin e kushtetutës.

Shumica e deputetëve në parlament janë pro Putinit./oranews.tv/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar opinionin se është…