Përhapi panik për koronavirusin, PS-ja kallëzim penal kundër Sali Berishës

11 mars 2020 | 17:58

Ish-kryeministrit Sali Berisha, do t’i bëhet kallëzim penal të enjten për dezinformim. Grupi parlamentar i PS-së, konkretisht anëtarët e Komisionit të Shëndetësisë, e kanë akuzuar ish-kryeministrin Berisha për përhapjen e informatave apo njoftimeve të rreme, me imazhe të montuara, në një kohë kur vendi është prekur nga koronavirusi.

Referenca për këtë akuzë, i referohet lajmit të botuar në medie, ku si burim informacioni i referoheshin një statusi të ish-kryeministrit Berisha, që duke iu referuar qytetarit digjital, pohonte se pacienti zero i infektuar me Covid 19, kishte marrë pjesë në një ceremoni varrimi në Gomziqe të Pukës.

Një ditë më parë, personi që ka pasur këtë ceremoni varrimi, në një prononcim ekskluziv për “Top Channel”, ka thënë se të dy personat at e bir, i njihte, por nuk ishte e vërtetë qe kishin qenë në varrim.

“Unë u uroj shërim sa më të shpejtë dhe më të mirat atyre, sepse janë miq të mirë të familjes time, por ata nuk kanë marrë pjesë në varrim”.

Referuar këtij lajmi, deputetë të Komisionit të Shëndetësisë, kanë thënë se bazuar në nenin 267, kanë vendosur të kallëzojnë penalisht ish-kryeministrin Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të nderuar qytetarë, institucione, donatorë, media elektronike dhe të shkruara…