IKShPK-ja: Shtatë rastet e testuara sot për koronavirus rezultuan negative

11 mars 2020 | 18:03

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKShPK) ka njoftuar opinionin se gjatë ditës së sotme në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare janë testuar shtatë mostra të dyshimta për koronavirus .

“Pas analizave të kryera, shtatë rastet e testuara kanë rezultuar negative”, është thënë në njoftimin e IKShPK-së.

Sikurse edhe ditëve të kaluara, Ministria e Shëndetësisë dhe IKShPK-ja do ta njoftojnë në kohë reale publikun për rastet e testuara për Koronavirus dhe rezultatet e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Hendbollit e Kosovës vazhdon t’i kushtojë rëndësi të…