Rrugëkryqi, nuk po ndalet duke marrë jetë njerëzish

11 mars 2020 | 19:07

Shkruan: Ismail Rexhepi

Kemi shkruar me vite për rrugëkryqin që po merr jetëra thuajse çdo ditë. Askush nuk ka qarë kokën të merret me këtë problematikë. Si nga niveli lokal, ashtu edhe nga ai qendror. Kam shkruar me vite, se në rrugëkryqin: Prishtinë-Ferizaj, Gumnasellë-Qallapek të Komunës së Lipjanit, urgjentisht duhet të ndërtohet nënkalimi, sepse po humbin jetën nxënësit, punëtorët…
Pikërisht, sot duke shkuar në punë në orën 7:00 të mëngjesit u godit për vdekje në këtë rrugëkryq një punëtore e fshatit Gumnasellë. Ajo ishte duke shkuar në punë. Por, e gjeti vdekja…kam shkruar për shumë vite për këtë problem të tmerrshëm, askush nga shteti nuk është gërzhitur…

Sot, vëllezërit e të vdekurës kishin hapur të pamën. Pritnin njerëzit që vinin t’i ngushëllonin. Por, pa e komentuar fare rastin, sepse ishin të tmerruar nga ajo që u kishte ndodhur sot. Krejt çka thanë ata ishte, se nesër, pra të enjten, pasdite do të bëhet varrimi i të ndjerës në varrezat e fshatit Gumnasellë të Komunës së Lipjanit. Trupi i pajetë i saj, ende gjendet në morg për obdeksion. Nuk bënin zë familjarët, por në sytë e tyre shihej dhimbja e madhe për motrën e tyre. Falënderonin gjithë ata që vinin për ngushëllime…

Dua edhe shkruaj prapë për këtë rrugëkryq të tmerrshëm. Jo, vetëm tash, por për këtë problematikë kam shkuar me vite. Askush nuk është marrë me te, nga asnjë nivel. Kam thënë, si ka thënë populli se këtu duhet urgjentisht të ndërtohet nënkalimi. Kush nuk u mor me këtë shqetësim të dy fshatrave, Gumnasellës e Qallapekut. Në këtë rrugëkryq të tmerrshëm kanë humbur jetën nxënës të fshatit Qallapek e Gumansellë. Nuk ka ditë që nuk ka aksidente këtu. O shtet hajgare, si thotë; Berat Buzhala, merreni seriozisht këtë problem të tmerrshëm që po mbyt njerëz të pafajshëm. Jo larg, një nxënës nga fshati Qallapek u godit nga një veturë,dhe si pasojë e plagëve pas pak ditësh ndërroi jetë në Spitalin e Prishtinës. Në vjeshtën e kaluar, po ashtu në të njëjtin vend, gjeti vdekjen një person nga Gadimja… Sot, një punëtore nga Gumnasella. Edhe sa vetë duhet të humbin jetën në këtë rrugëkryq për ta marrë seriozisht shteti çka është duke ndodhur në këtë rrugëkryq. Shihni edhe gjurmët ku ka ndërruar jetë personi fotot.

Image preview

Image preview

Image preview

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë me dije se…