Ky është numri i ATK-së që mund ta kontaktoni për të raportuar rastet e ngritjes së çmimeve

12 mars 2020 | 11:47

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka vënë në dispozicion një numër kontaktues ku qytetarët e Kosovës mund të lajmërojnë rastet ku vërejnë ngritje të çmimeve në barnatore ose markete.

“0800 80 800 mund të telefonojnë dhe ATK-ja dërgon ekipin në vendin e ngjarjes dhe do të pësojnë dënime të mëdha”, ka thënë ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi.

Këto masa nga ATK vijnë pas raportimeve se ka ngritje të çmimeve në dyqane dhe barnatore, pas panikut për koronavirus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hysni Gucati Kemi pritur shumë prej Albin Kurtit dhe…