Punëtorët shëndetësorë kërkojnë që të lirohet njëri prind nga puna

12 mars 2020 | 12:20

Pas vendimit të Qeverisë për mbylljen e shkollave për shkak të parandalimit të koronavirusit, Federata Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës kërkon që njëri prind të lirohet nga puna për t’u kujdesur për fëmijët.

“Punëtorët shëndetësorë të cilët janë bashkëshort dhe të punësuar në institucione shëndetësore e numri i tyre në bazë të hulumtimit nga FSSHK është rreth 37%, duke kërkuar që për të njëjtit të kihet parasysh situata sepse janë prindër të fëmijëve të cilëve iu duhet përkujdesje andaj kërkojmë që të zbatohet vendimi për njërin prind, apo në rastin e mundur të bëhet riorganizimin i punës në mënyrë që njëri prind të kujdeset për fëmijët e tyre”, thuhet në komunikatën e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës

Federata thotë se punëtorët shëndetësorë gjithmonë janë treguar të gatshëm, profesional, efektiv në respektimin e vendimeve madhore e sidomos në raste të tilla.

“Andaj ftojmë Qeverinë e Kosovës, Ministrinë e Shëndetësinë,të gjitha institucionet shëndetësor që të trajtojnë me seriozitet dhe të jenë të arsyeshëm në rastet e tilla”, thuhet në komunikatë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata për krime lufte “Gjakova 98-99” ka dorëzuar në polici…