Kloppi, pas eliminimit: Nuk e kuptoj pse Atletico vetëm mbrohet

12 mars 2020 | 12:43

Liverpooli është eliminuar nga Liga e Kampionëve, derisa trajneri Jurgen Klopp e ka të vështirë të gjejë fjalët pas kësaj humbjeje befasuese, e cila e eliminoi nga Liga e Kampionëve.

“E kam të vështirë ta shpjegoj këtë humbje. Gabimi ynë është që nuk shënuam dot golin e dytë pesë minuta më parë. Shënuam në shtesë dhe jo gjatë 90 minutave. Bëmë 90 minuta fantastike, ku djemtë luajtën futboll spektakolar. Është e vështirë t’i shpjegosh ata gola që pësuam ne, por janë gjëra që ndodhin në futboll dhe duhet që të shohim përpara. Goli i parë nuk ishte problem kryesor, i dyti po.  Gjithçka që dukej se po e bënim natyrale në 90 minutat e para, filloi të vështirësohej akoma më shumë në të dytën. Krosimet nuk kishin të njëjtin kualitet si më parë. Këmbët e lojtarëve u rënduan dhe nuk po jepnin më të mirën në fushën e lojës. Ishim brilantë deri në atë moment, por më vonë patëm probleme. Jam shumë i kënaqur me performancën, sepse është e vështirë të luash ndaj një skuadre të tillë”, ka thënë Klopp.

“Nuk arrij ta kuptoj pse Atletico bën një futboll të tillë. Ata kanë lojtarë me shumë kualitet dhe vendosin të luajnë në mbrojtje për të na goditur me kundërsulm. Ata mund të luajnë futboll të vërtetë, por nuk e bëjnë”, ka shtuar Klopp.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veshja e Meghan Markles në Ditën e Commonwealthit është e…