Shahini: Ka rezerva të mjaftueshme ushqimore

12 mars 2020 | 12:52

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka mbajtur konferencë për medie me temën “Koronavirusi dhe çrregullimi i tregut ekonomik në Kosovë”.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka deklaruar se është bërë më shumë panik se sa është realiteti, pasi siç ka thënë ai, fuqitë e mëdha po e testojnë virusin.

Shahini ka kërkuar të mos bëhet panik, pasi siç ka thënë bizneset janë deklaruar se ka rezerva të mjaftueshme.

“Epidemia është shfaqur në tërë botën dhe ka çrregulluar tregjet si panik dhe po ndodhë si recension ekonomik. Më shumë ka panik se sa është realitet. Fuqitë e mëdha po testojnë forma të ndryshme në aspekt politik e ekonomik”.

“Kosova është një ndër vendet më te siguruara, dhe po krijohen panik të panevojshme, siç është blerja e ushqimeve dhe bizneset po i keqpërdorin këtë situatë”, ka thënë Shahini, duke ftuar bizneset që t’i furnizojnë qytetarët ashtu siç kanë bërë edhe në të kaluarën.

“Bëj ftesë gjitha bizneset të mos bëjnë panik dhe t’i furnizojnë qytetarët ashtu siç ka qenë më herët. Bizneset janë deklaruar se ekzistojnë rezerva të mjaftueshme. Sigurojmë konsumatorët se bizneset do të furnizojnë rregullisht”, ka thënë ai. /EO/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrat e presidentit të Kosovës dhe ato të kryeministrit ndodhen…