Nesër nuk punon administrata shtetërore në Shqipëri

12 mars 2020 | 12:57

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë me dije se nesër (e premte) administrata shtetërore në do të jetë në pushim, për shkak të përhapjes se koronavirusit.
Postimi i plotë i Ramës:

“Nesër administrata shtetërore do të jetë pushim. Për kryerjen e detyrës në shërbimet shtetërore ose publike brenda perimetrit Tiranë-Durrës, gjatë periudhës së ‘shtet-rrethimit’ të fundjavës, punonjësit e aeroportit apo të institucioneve të tjera shtetërore që kryejnë funksione të domosdoshme dhe e kanë të pamundur lëvizjen në këmbë, duhet të akreditohen pranë drejtorisë së përgjithshme të policisë së shtetit, emër për emër”.

“Marrja në automjetin e punës e personave të familjes apo personave të tjerë që s’kanë lidhje me detyrën shtetërore është rreptësisht e ndaluar dhe do të ndëshkohet me sanksione të rënda. Për vajtje-ardhjet nga aeroporti drejtuesi i automjetit duhet t’i tregojë post-bllokut, biletat e fluturimit të personave që do të largohen apo e personave që do të mbërrijnë. Frikë aspak, kujdes po! Shumë fare!”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka mbajtur konferencë për medie…