Ylli i NBA-së me coronavirus, pezullohen të gjitha ndeshjet

12 mars 2020 | 13:09

Coronavirus ka prekur edhe NBA-në. Basketbollisti i Utah Jazz, Rudy Gobert, ka rezultuar pozitiv, duke bërë që ndeshja ndaj Oklahomës të mos zhvillohet. Nuk është luajtur edhe takimi mes Sacramento-New Orleans, që do të niste në të njëjtin orar si sfida e Jazz. Ndërkohë që janë luajtur vetëm 4 ndeshje, që kishin nisur më herët.

Drejtuesit e NBA-së kanë lëshuar një komunikatë për pezullimin e menjëhershëm të aktivitetit. “NBA pezullon aktivitetin e saj pas ndeshjeve të sotme. Një lojtar i Utah Jazz ka rezultuar pozitiv me coronavirus. Rezultati i testit është marrë pak minuta para fillimit të ndeshjes”, thuhet me pak fjalë në deklaratën për media të NBA-së.

Në ato momente lojtari nuk ka qenë në stadium, por mësohet se ndodhet në karantinë. NBA ka vendosur të pezullojë pa afat ndeshjet deri në një moment të dytë. Të gjithë lojtarët e Jazz do t’i nënshtrohen testit të coronavirus, si dhe disa gjyqtarë që kanë gjykuar këtë skuadër. /Telesport/

Rezultatet

Philadelphia – Detroit      124-106
Atlanta – New York           131-136
Miami – Charlotte             98-109
Dallas – Denver                 113-97
Oklahoma – Utah Jazz     (e shtyrë)
Sacramento – New Orleans (e shtyrë)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtuar nga nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, sot…