Nga nesër pezullohen fluturimet nga Gjermania, Franca, Zvicra e Italia drejt Kosovës

12 mars 2020 | 15:52

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka bërë me dije se sot është marrë vendim që të pezullohen përkohësisht të gjitha fluturimet për zonat me rrezik të mesëm dhe të lartë nga koronavirusi.

Abdixhiku përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se janë pezulluar linjat ajrore dhe tokësore për në Gjermani, Francë, Zvicër, dhe Itali.

“Në vazhdimësi të vendimit të djeshëm të Qeverisë, sot kam pranuar nga Ministri i Shëndetësisë rekomandimin e ISHK-së për zonat me rrezik të mesëm e rrezik të lartë. Si rrjedhojë kam marrë vendim të pezullojë përkohësisht të gjitha ardhjet e linjave ajrore dhe tokësore nga këto shtete: Gjermani, Francë, Zvicër, dhe Itali. Për qëllim të organizimit, vendimi hyn në fuqi 24 orë nga tani; pra nesër, më 13 mars, në ora 15:00. Ndjejmë keqardhje – sërish – për këto masa, por në rrethanat e tanishme jemi të paalternativë. Lus qytetarët të reduktojnë lëvizjet me jashtë sepse masa të njëjta mund të merren edhe me shtetet e tjera. Si vend e si shtet, me qetësi e pa panik, do ta kalojmë edhe këtë sfidë”, ka shkruar ai.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë me dije se…