Kufizohet ngritja e çmimit të artikujve ushqimorë në Kosovë

12 mars 2020 | 16:32

Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari ka bërë të ditur se përmes një urdhërese sot kanë vendosur të kufizojnë ngritjen e çmimeve pas gjendjes me pandeminë koronavirus në pothuajse të gjithë botën.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë së Kosovës, ajo tha se këtë urdhëresë e ka marrë në bazë të ligjeve, teksa iu bëri thirrje inspektorëve të tregut për të dalë në terren dhe të marrin masat përkatëse.

Ministri i Financave, Besnik Bislimi, ka deklaruar se dikasteri që ai udhëheq, po ashtu ka marrë vendim për të parandaluar manipulimin me çmime të artikujve ushqimorë. Ai ka thënë se nuk ka kufizime të mallrave nga ana e Kosovës dhe Shqipërisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi dhe ambasadori i…