“Uniteti” merr masat e para në funksion të mbrojtjes së punëtorëve nga koronavirusi

12 mars 2020 | 21:00

Kompania Regjionale për menaxhimin e mbeturinave “Uniteti”, e cila operon në komunën e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skenderajt, ka filluar marrjen e masave në funksion të mbrojtjes së punëtorëve nga koronavirusi COVID-19.

Sot, Bordi i Drejtorëve i KRM “UNITETI” ka marrë vendim për ndarjen e një shume fillestare prej 5 mijë euro, për blerjen e produkteve farmaceutike për mbrojtje nga koronavirusi COVID-19.

Njoftimi i plotë:

Bordi i Drejtorëve i KRM “UNITETI” Sh.A.

Duke pas për bazë gjendjen e krijuar në rajon, me qëllim të parandalimit të atakimit të punëtorëve nga koronavirusi, Bordi i Drejtorëve i Kompanisë Regjionale të Mbeturinave “Uniteti”, Sh. A., ka mbajtur sot një mbledhje të jashtëzakonshme.

Duke vlerësuar se jeta e një punëtori të kompanisë është mbi të gjitha, në këtë mbledhje u diskutua për mundësitë e marrjes së masave të nevojshme për mbrojtjen e punëtorëve nga koronavirusi – COVID 19, me theks të veçantë pajisjen e punëtorëve me maska, dezinfektues etj…

Lidhur me këtë në parim u vendos që të ndahet fillimisht shuma prej 5 000 euro, e cila dedikohet për blerjen e gjësendeve elementare për mbrojtje nga koronavirusi – COVID 19.

Kjo shumë prej 5000 euro do të shpenzohet sipas nevojës, pasi që tani kompania ka nje stabilitet më të mirë finanicar se sa para 1 viti, dhe kemi mundësi të parapërgatitemi për çdo të papritur.

Mitrovicë,
12/03/2020

Me respekt:
Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve
Alajdin Avdullahi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), njofton se…