Personeli i ambulancës në Viti në karantinë, kontrolluan 80-vjeçarin e kthyer nga Italia

13 mars 2020 | 13:53

Emergjenca në Komunën e Vitisë është mbyllur sot në mëngjes, pasi një person rreth të 80-tave po dyshohet se është prekur me koronavirus.

I gjithë stafi mjekësor që ka qenë në kontakt me ambientin ku ka qëndruar ai, është në karantinë.

Rastin e ka konfirmuar drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Vjollca Kodoni.

“Po, është shumë e vërtetë që është mbyll emergjenca në Viti. Ka qenë një rast që është i dyshuar, ka shku prej neve në Gjilan si grip , pra si gjendje gripoze. Nuk është dyshu që është i prekur me koronavirus, pra është dyshu veç për gjendje gripoze, por në bazë të informative jo zyrtare kemi marrë vesh që rasti ka shkuar në Prishtinë, për dyshim me virus. Prandaj ne si kemi ardhur sot në mëngjes kemi mbyllë emergjencën dhe e kemi bërë pastrimin dhe aktualisht jemi duke funksionuar në objektin tjetër”, ka thënë ajo për “Express”.

Kodoni ka thënë se i ka urdhëruar 11 mjekë e infermierë që të mos dalin nga dhoma deri në daljen e rezultateve.

Personi që dyshohet për koronavirus ka qenë në Itali së fundi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vëllezërit Lleshi nga Shqipëria kanë publikuar këngën e tyre me…