S’votohet Projektbuxheti për vitin 2020

13 mars 2020 | 13:54

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka prezantuar në Komisioni për Buxhet dhe Transfere, Projektligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. Mirëpo,  në mungesë të kuorumit nuk ka votuar Projektligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.

Ndryshe Ministria e Financave i ka ndarë komunave buxhet shtesë nëse eventualisht hyn në fuqi Ligji për Paga.

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka thënë se në Projektligjin për Buxhetin e vitit 2020 janë ndarë edhe mjetet për paga nëse eventualisht gjatë vitit hyn në fuqi Ligji për Paga.

Ai ka deklaruar se mjetet shtesë aktualisht Komunat do t’i mbajnë në një fond rezervë.

“Kemi kërkuar që pjesa e mjeteve shtese për paga të shkoj në fondin rezervë të komunave që nëse hyn në fuqi ligji ato t’i kenë mjetet për paga sipas Ligjit për Paga”, u shpreh ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emergjenca në Komunën e Vitisë është mbyllur sot në mëngjes,…