Kurti: Përderisa s’kemi një vendim të ri, taksa mbetet në fuqi

13 mars 2020 | 14:39

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se përderisa nuk ka një vendim të ri qeveritar lidhur me atë se si duhet vepruar, taksa 100 për qind e vendosur ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina mbetet në fuqi.

Ai ka thënë se është duke zhvilluar takime të rregullta me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën për të diskutuar rreth kësaj çështje.

“Po ne kemi takime të rregullta si dy krerë të subjekteve politike dhe natyrisht që qëllimet i kemi të përbashkëta. Jemi bashkë në Qeveri por kjo s’do të thotë që nuk kemi dallime”.

“Ne vazhdojmë të besojmë se kur ta kemi një dakordim lidhur me taksën; atëherë edhe do të mund ta bënim vendim të Qeverisë në mënyrë që të mos jetë një vendim me shumicë të thjeshtë. Nuk mund të ju them ndonjë gjë të re sepse nuk ka ndonjë zhvillim të ri”.

“Taksa ngelet në fuqi. Më së miri do të ishte që të kishim një vendim qeveritar për ta hequr taksën për lëndën e parë, por jemi këtu ku jemi dhe përderisa nuk kemi ndonjë vendim të ri, ngelet ai i vjetri”, ka thënë Kurti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi po planifikon transferimin e yllit të Real Betis,…