Pas Australisë, shtyhen edhe dy gara tjera në Formula 1

13 mars 2020 | 14:47

Edicioni i vitit 2020 në Formula 1 pritet të startojë vetëm në fund të majit, është bërë e ditur të premten. Pasi të enjten u mor vendimi që të anulohet gara e parë e edicionit, ajo e Australisë, të premten janë shtyrë dy gara tjera.

Për shkak të përhapjes globale të koronavirusit, është vendosur që të shtyhen garat në Bahrejn dhe në Vietnam. Gara për shpërblimin e madh të Bahrejnit është dashur të mbahet nga 20 deri më 22 mars kurse ajo në Vietnam prej 3 deri më 5 prill.

“Si rezultat, Formula 1 dhe FIFA presin që kampionati të filloj në Evropë në fund të majit, por gjendja do të përcillet vazhdimisht”, thuhet në njoftimin e F1.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se përderisa nuk…