Toverlani: Na mungon përkrahja e tifozëve, por në fushë e japim maksimumin

13 mars 2020 | 15:07

Trajneri i FC Feronikelit, Afrim Toverlani, ka folur për faqen e klubit para ndeshjes së të shtunës, ndaj skuadrës së Vushtrrisë.

Ai e ka theksuar edhe faktin e mungesës së tifozëve, si masë parandaluese e qeverisë ndaj pandemisë së Koronavirusit, por që kjo nuk do të ndikojë në dhënien e maksimumit në fushë.

“Ndeshjes do t’i qasemi me seriozitetin më të madh, si ndaj çdo kundërshtari tjetër. Me Vushtrrinë luajtëm edhe para një jave dhe ishte ndeshje e fortë, shpresojmë ta përsërisim rezultatin e njëjtë në favorin tonë. Luajmë si vendas, por do të jemi pa praninë e tifozëve. Na mungon përkrahja e tifozëve, sidoqoftë në fushë do ta japim maksimumin”, ka thënë Torverlani.

Ndeshja ndaj Vushtrrisë zhvillohet nesër (e shtunë), me fillim prej orës 14:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka filluar sot dezinfektimin…