Thaçi, qytetarëve: Ta menaxhojmë këtë situatë pa panik, së bashku do t’ia dalim

13 mars 2020 | 18:12

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka reaguar pas marrjes së lajmit se dy persona në Kosovë janë prekur nga koronavirusi.

Thaçi u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i ndjekin me përpikëri instruksionet e dhëna nga institucionet tona përgjegjëse.

“Kërkoj nga ju që ta menaxhojmë edhe këtë situatë pa panik, në koordinim dhe me kujdes të shtuar për njëri-tjetrin. Ne, së bashku, do t’ia dalim!”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
14.03.2020 Punime të domosdoshme për sigurinë e  sistemit Pejë 1.…