Thaçi: Takimi me Kurtin ka qenë përmbajtjesor dhe i hapur

13 mars 2020 | 17:18

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar të premten me kryeministrin Albin Kurti.

Pas këtij takimi, Thaçi ka bërë me dije se me Kurtin kanë biseduar për çështjet e brendshme dhe për politikën e jashtme të Kosovës.

“Ishte një takim që ka qenë i nevojshëm dhe i domosdoshëm për të mirën e vendit dhe qytetarëve, për të sotmen dhe të ardhmen. Vlerësoj se pas takimeve që kam zhvilluar me liderët e partive politike, takimi me kryeministrin Kurti ka qenë në vazhdën e konsultave për hapat e mëtutjeshëm që duhet të ndodhin dhe ndërmerren nga institucionet e Republikës së Kosovës. Prandaj, konstatoj se takimi ka qenë i gjatë, ka qenë përmbajtjesorë, mendoj shumë i hapur, ku janë diskutuar gjërat të cilat kemi pasur vlerësoj këndvështrime konstruktive, është diskutuar për çështjet e brendshme, por edhe politikës së jashtme, pra për interesat nacionale”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se me Kurtin kanë biseduar për fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe për dialogun Kosovë-Serbi.

“Kemi diskutuar për reformat që të lëvizim drejt perspektives evropiane, për mundësitë e reja integruese kombëtare, rolin dhe fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Gjithashtu edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Ishte pajtim i përbashkët se puna e përbashkët e liderëve politikë dhe bartësve të institucioneve mund të çojnë vendin më shpejtë dhe më mire përpara. Besoj se ka hapësirë dhe substance të mjaftueshme. Më shumë ka gjëra që na përafrojnë sesa që na ndajnë ta çojmë vendin përpara dhe të ruajmë miqësinë e përjetshme me ShBA-të”, është shprehur Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pritur sot në takim…