Jashari vizitoi personelin mjekësor në QKMF në Skenderaj

13 mars 2020 | 17:25

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, për të parë nga afër gjendjen në këtë qendër.

Ai ka thënë se QKMF konformë vendimit të Shtabit Emergjent Komunal dhe vendimit të Qeverisë ka rritur nivelin e gatishmërisë për t’u ballafaquar me situata të ndryshme gripoze.

Image may contain: one or more people and indoor

“Sapo vizitova Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, për të parë nga afër gjendjen në këtë qendër. QKMF konformë vendimit të Shtabit Emergjent Komunal dhe vendimit të Qeverisë ka rritur nivelin e gatishmërisë për t’u ballafaquar me situata të ndryshme gripoze. Kjo qendër ka dërguar ekipin tek pika kufitare në Jarinjë duke zbatuar kërkesën e nivelit qendror kurse një ekip tjetër mobil është në gatishmëri 24 orë për t’iu dalë në ndihmë rasteve emergjente në teren. Për rastet emergjente shëndetësore qytetarët mund të kontaktojnë Qendrën Operative Emergjente Lokale përmes linjës telefonike pa pagesë 194, e cila është në dispozicion të qytetarëve 24 orë”, ka shkruar Jashari në profilin e vet në “Facebook”.

Image may contain: 1 person, indoor

Ai tutje ka thënë se stafi profesional është i pajisur me të gjitha masat mbrojtëse dhe dezinfektuese, duke ofruar shërbime mjekësore me siguri të lartë, si për stafin ashtu edhe për pacientët.

Image may contain: 1 person, indoor and close-up

“Gjatë vizitës sime në QKMF është vërejtur një shkallë e lartë e higjienës në çdo repart të kësaj Qendre. Përgëzoj gjithë stafin e kësaj qendre për punën dhe kujdesin e treguar në trajtimin shëndetësor dinjitoz të pacientëve. Prioritet i qeverisjes sime ka qenë dhe mbetet ofrimi i shërbimeve shëndetësore cilësore për të gjithë qytetarët e Komunës sonë”, u shpreh ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas afro 14 muaj nga vdekja tragjike e futbollist Emiliano…