Konfirmohen dy raste me koronavirus në Kosovë

13 mars 2020 | 17:37

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë me dije se janë shfaqur dy raste me koronavirus në Kosovë.

Vitia në një konferencë për medie ka thënë se bëhet fjalë për një shtetase italiane të moshës 20-vjeçare dhe një 77-vjeçar nga Kosova.

Ai ka thënë se ata janë izoluar dhe se gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

Ndërsa kryeministri Albin Kurti, ka kërkuar nga qytetarët që të mos bëjnë panik, por të jenë të kujdesshëm.

Më tutje, Kurti ka bërë me dije se në orën 19:00 do ta mbajnë mbledhjen e Qeverisë, ku do të vendosin për hapat e mëtutjeshëm.

https://www.facebook.com/kosovapress/videos/533248917572570/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka vizituar Qendrën…