Qeveria ndalon hyrje-daljet në Klinë e Viti

13 mars 2020 | 21:41

Pas konfirmimit të dy rasteve të para me coronavirus, në mbledhjen e jashtëzakonshme, Qeveria e Kosovës ka vendosur për ndalimin e hyrjeve daljeve të qytetarëve në Klinë dhe Viti, për shkak të dy rasteve të cilët janë konfirmuar me coronavirus e që vijnë pikërisht nga këto dy qytete.

Këtë e bëri të ditur kryeministri, Albin Kurti në konferencë për medie duke shtuar edhe masat e tjera të cilat Qeveria i mori pas konfirmimit të rasteve me coronavirus.

Ndërprerja e transportit ndërurban, mbyllja e kufijve dhe mbyllja e qendrave tregtare e lokaleve, janë të tjera masa të marra nga Qeveria.

Po ashtu Qeveria mori vendim që nga 16 mars të pezullohen përkohësisht të gjitha linjat në aeroport, përveç atyre ushtarake dhe medicinale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Coronavirusi deri më tani ka infektuar më shumë se 135,000…